(Mesazh dedikuar për antarësinë e LDK’së)
Anëtarë të LDK’së më shumë se kurrë dhe se kushdo tjetër, ju keni aryse të ndjeheni të zhgënjyer dhe të manipuluar me lidershipin e juaj dhe në veçanti me Isa Mustafen. Përveç që i mashtroi qytetarwt duke thënë që në asnjë mënyrë nuk do të bëjë koalicion me PDK’në ai u mashtroi rëndë dhe keq edhe juve si antarë të LDK’së.
Isa Mustafa pa pëlqimin tuaj bëri koalicion me PDK’në sikundër që votën tuaj e bëri instrument pazari për ta bërë Hashim Thaçin president të vendit. Nuk them që anëtarë të caktuar të LDK’së nuk përfituan nga kjo marrëveshje sepse disa nga ta u bënë ministra dhe zëvendesminsitra, por në thelb ata që humbën nga kjo marrëveshje jeni ju, anëtarët e LDK’së.
Secili nga ju sot në formën se si jeni të organizuar nga aktiva, nëndegë, degë – duhet të i bëni disa pyetje vetës, nëse vertetë kjo LDK është LDK’ja që ju e keni dashur pas vdekjes së kryetarit Ibrahim Rugova.
A e keni besuar ndonjëherë që LDK-ja pa imponim nga askush por thjeshtë për interesa të individëve të caktuar do ta bëjë Thaçin president të vendit duke e shëndrruar në pasardhës të Ibrahim Rugoves kundështartin më të madh të tij ?
A keni besuar ndonjëherë që LDK që thirret si parti institucionaliste që ka ndërtuar themelet e shtetit të mos e respektoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dy marrëveshjet e dëmshme për Kosovën ?
A keni besuar ndonjëherë që LDK do të devijoi rrugën të cilën ua trasoi lideri historik i LDK’së Ibrahim Rugova
A keni besuar ndonjëherë që do të vijë dita ku bashkëpuntorë të ngushtë të Ibrahim Rugovës do ta përmendin atë vetëm kur ju zbehet imazhi brenda antarësisë së LDK’së ?
Sot, të gjithë ju që jeni anëtarë të LDK’së, mund të bëni dhjetëra e dhjetëra pyetje në bazë të të cilave do ta kuptoni që LDK nuk ka menduar për juve, që e rritet dhe e zhvilluat atë, që rezistuat edhe në kohë më të vështira. Ashtu si ju edhe qytetarët përballë kanë një LDK të shantazhit, shpifjeve, tradhëtisë dhe spiunazhit.
Ju nuk e meritoni këtë LDK.
Secili nga ju sot duhet të ndihet keq kur kryetari i juaj për të qëndruar në pushtet po e mbron Zajednicën dhe Demarkacionin. Duke i mbrojtur këto ai po ushtron dhunë ndaj opozitës dhe qytetarëve të këtij vendi.
Sot nuk do të doja të isha në lëkuren tuaj.