Lajmet e fundit

Asfaltohen tri rrugë të rëndësishme në Gjilan

Në Gjilan janë asfaltuar sot tri rrugë të rëndësishme në dy lagje të qytetit, “Dheu i Bardhë” (rrugët “Rukije Haliti” dhe “Vëllezërit Llozana”) dhe në “Deremahallë” (“Mulla Idrizi”).

Në inspektimin e punimeve ka dalë drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, i cili ka vlerësuar se me asfaltimin e këtyre rrugëve, po realizohen premtimet e kryetarit Haziri për katërshen infrastrukturore, duke ua përmirësuar kualitetin e jetesës qytetarëve.

“Këto rrugë po asfaltohen sipas standardeve me të gjitha elementet përcjellëse dhe këto kanë qenë premtime të kryetarit Haziri në fushatën elektorale të cilat po realizohen me shumë sukses. Komuna e Gilanit çdo ditë po investon në infrastrukturën bazike, përfshirë edhe rrejtin e kanalizimit dhe ujësjellësit në qytet e fshatra, duke ua përmirësuar kualitetin e jetesës qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë drejtori Korça.

Ndryshe, asfaltimi i këtyre tri rrugëve kap koston e afro 200 mijë eurove me një gjatësi prej më shumë se dy kilometra, ndërkaq janë implementuar me buxhet komunal, njoftoi shërbimi komunal i informimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.