Jo pak bujë ka bërë incidenti i sotëm ku u qëllua Rama me vezë, por duket se ky xhest nuk e ka shqetësuar aspak atë. Veprimin e studentëve duket seRama e ka pritur me mjaft sportivitet, madje ai ka buzëqeshur.
Rama e ka pritur me buzëqeshje veprimin e studentëve që qëlluan mbi të me vezë në përfundim të takimit me biznesin dhe tatimet. Pas këtij aktiviteti, kreu i qeverisë ka shkuar në selinë e PS ku është pyetur nga gazetarët mbi këtë ngjarje. Ai ka buzëqeshur para përfaqësuesve të medias dhe në fund është larguar pa bërë asnjë deklaratë.