Nuk ka rrezik nga Asociacioni i Komunave Serbe. Ky Asociacion është burim nga Pakoja e Ahtisaarit dhe me krijimin e tij i jepet fund përmbushjes së Pakos.
Ky Asociacion nuk e cenon Kosovën në asnjë aspekt pasi Kosova është një projekt ndërkombëtar dhe ka të gjitha garancitë e nevojshme. Profesori Flamur Hyseni thotë se Pakoja e Ahtisarit e njeh Bashkësinë e Komunave Serbe. Ai tha se tani po ndodh vetëm implementimi i Pakos së Ahtisarit, dhe se kjo është në kuadër të Aneksit për Decentralizim. Hyseni thotë se serbët me Asociacion nuk kanë marrë as më shumë e as me pak se aq sa ju ofron kjo Pako dhe kjo, sipas tij, nuk e dëmton sovranitetin e Kosovës. As profesori i së drejtës ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, nuk sheh problem konstituiv nga Asociacioni i Komunave Serbe. /Tribuna Channel