Shkeljet e marrëveshjeve për Kosovën, që i ka bërë në vazhdimësi Beogradi, do të kushtëzohen me zhargitjen e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe
Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe nuk do të ndodhë para se Kosova të marrë kodin telefonik.
Sipas Tahirit, çështja e Asociacionit tashmë është në fazën kur duhet të hartohet statuti në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Mirëpo, ende nuk kemi filluar me hartimin e statutit. Duhet të presë kjo çështje sepse para kësaj është çështja e kodit telefonik për të cilën tashmë Serbia ka shkelur marrëveshjen sepse ka qenë 1 marsi koha kur është dashur të përfundojë kjo çështje.
Ne kemi kryer të gjitha obligimet, ndërsa pala serbe nuk i ka kryer obligimet”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se Bashkimi Evropian i ka marrë obligimet që të angazhohet në raport me palën e Serbisë. Zeri-(Beadin Syla)
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.