Lajmet e fundit
Asociacioni me zyrë edhe në Bruksel

Asociacioni me zyrë edhe në Bruksel

Asociacioni-Bashkësia e Komunave Serbe të Kosovës nuk do të operojë vetëm në komunat serbe. Mekanizmi që Prishtina e sheh si OJQ por Beogradi si institucion përfaqësues i serbëve të Kosovës do ta ketë selinë në veri të Mitrovicës.

Bashkësia do të ketë nga një zyrë edhe në Bruksel e Prishtinë. Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën do të shndërrohet në përfaqësie e bashkësisë së komunave serbe në Beograd, shkruan “Tribuna”.

Këto janë elementet e para që delegacionet nga Kosova dhe Serbia të udhëhequra nga kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Dacic i kanë diskutuar të enjten në një takim prej tre orësh.

Palët megjithatë, janë larg marrëveshjes për statutin dhe kompetencat e plota që do të ketë asociacioni. Qeveria e Kosovës pretendon se ky mekanizëm nuk duhet të ketë asgjë më shumë sesa organizatë joqeveritare derisa Beogradi kërkon kompetenca ekzekutive. /Tribuna/

Leave a Reply

Your email address will not be published.