Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Asociacioni i Komunave Serbe nuk mund të formohet ende, pasi që nuk e ka një statut të tillë. Statutin nuk pritet ta ketë edhe për një kohë.
Asociacioni i Komunave Serbe ende nuk e ka statutin e themelimit të saj. Këtë nuk pritet ta ketë të paktën edhe për një kohë, pasi presidentja e vendit Atifete Jahjaga e ka dërguar Marrëveshjen për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.
Në bazë të marrëveshjes të nënshkruar me 25 gusht, statuti duhet të përpilohet nga një grup menaxhues ku bëjnë pjesë dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës.
Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, nëpërmjet telefonit ka thënë për Tribuna Channel se për statut të Asociacionit të Komunave Serbe duhet të bisedohet me Qeverinë e Kosovës dhe me Brukselin.