Lajmet e fundit

Assad: Sulmet ajrore britaneze në Siri do të dështojnë

Në një intervistë për gazetën Sunday Time, presdenti  sirian Bashar al-Assad, ka deklaruar se sulmet ajrore britaneze mbi Shtetin Islamik do të dështojnë, ndërsa ka shtuar se ‘strategjia e David Cameron-it është qesharake’.

“Përsëri do të dështojnë,” ka thënë Assadi. “Nuk ka mundësi të pritet vetëm një copë kanceri, kur ai është duke u përhapur me të shpejtë. Sulmet ajrore britanike janë njejtë sikurse operacionet për prerjen e një pjesë të kancerti, kur ai tashmë e ka kapluar tërë trupin.”

Assadi është tallur edhe me deklaratën e Cameronit i cili ka thënë se ka më shumë se 70 mijë luftëtarë perëndimorë që mbështesin opozitën në Siri.
“Kjo është një farsë klasike…por le të na thotë David Cameron se ku janë ata? Ku janë 70 mijë ushtarë të moderuar për të cilët flet ai? Nuk janë 70 mijë, madje nuk janë as 7 mijë,” ka theksuar Assad.

Cameron në vazhdimësi ka kundërshtuar qeverinë e Assadit në Siri, ndërkaq që nga java e kaluar ka filluar sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri, ndërsa ka theksuar se ‘Britania është duke ndjekur një qasje të shumanshme për mposhtjen e Shtetit Islamik’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.