Astrit Gashi, një prej themeluesve dhe drejtuesve të kësaj Gazete në një postim në Facebook jep edhe arsyet pse Kosova dështoi të pranohet në Unesco.Në vijim postimi i Gashit:
Nuk mund ta hedhim krejt pergjegjesine nga vetja- dhe te ja u gjuajme plotesisht vendeve qe votuan kunder. Eshte shume prapambeturi te mendojme keshtu. Pra atyre vendeve islamike e diktatoriale qe jane nen influence te Rusise e nga te cilat as nuk kemi pritur te marrim vote- pikesepari.
Pse po befasohemi tashti me votimin e tyre.
Mos pranimi ne UNESCO nuk eshte fundi i botes- por ai eshte parasegjithash faj i yni. Qe nuk po ndertojme nga brenda nje shtet te zhvilluar- te cilit edhe kundershtaret do te detyroheshin te ja hapin dyert.
Humbja e sotme ne UNESCO, perkunder angazhimit te panderprere te nje potenciali te madh vendor ne fushaten #KosovoinUNESCO , lobimit nderkombetare qe duhet falenderuar- shpresoj se do te perfundoj me kaq dhe nuk do te kete deme shtese ne asociimet nderkombetare. Kemi kaluar nga pozicioni NULL ne -1 ne kete drejtim. Ndoshta do duhej te kalkulohej me mire edhe tere ndermarresia ne kete drejtim.
Por ky eshte mesimi.
Tashti keto deme potenciale sigurisht se i evitojme pakez nese e pranojme me qetesi kete vendim dhe e mbrojme vet pasurine kulturore te Kosoves- perfshire ketu Kishat Ortodokse!