Lajmet e fundit

Atmosfera për Krishtlindje sot në Prishtinë

Moti i mirë dhe festat e dhjetorit bën që sheshet e Prishtinës të jenë të mbushura plot.Edhe pse sot është festë shtetërore me rastin e Krishtlindjeve, qytetarë të shumtë janë parë duke shëtitur në sheshin kryesor të Prishtinës.

Edhe pse në numër më pak, sot nuk mungonin në shesh as shitësit ambulantë, të cilët shfrytëzojnë rastin për sa më shumë shitje të gjësendeve të tyre e sidomos të dekorimeve për Vit të Ri rrobat e Babadimrit.

Atmosferën e bëjnë më festive edhe shtëpizat në “tregun e fundvitit”, i cili frekuentohet shumë e sidomos në mbrëmje.

Por për dallim nga qendra që ka plot zhurmë, qetësia ka mbretëruar tek fakultetet dhe konviktet e studentëve.

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë braktisur për shkurt banesat e përkohshme në mënyrë që festat t’i kalojnë pranë familjeve të tyre.

Fotoreporteri Xhemail Sllovinja nëpërmes fotografive sjell pak atmosferë nga dita e sotme në kryeqytet

Leave a Reply

Your email address will not be published.