Personazhet e njohur në Shqipëri shpesh herë hapin faqe fansash dhe një ndër to është dhe Aurela Hoxha.
Sipas Mapos një ndër femrat më të ndjekura në rrjete sociale ka dalë bllof pasi ka hapur një adresë fansash në Instagram duke i bërë komente vetës “O dritë, ti je mëngjesi im, ajri im, arsyeja përse ekzistoj.”
Një faqe e hapur në Instagram me synim për të nxjerrë në shesh gënjeshtrat e këtij rrjeti social, mundi të zbuloje nëpërmjet një hetimi fare të thjeshtë, se personi që administronte faqen aurela_hoxha_fan “rastësisht” postonte foto nga të njëjtat vende ku ndodhej edhe vetë Aurela.
“Fansja” (Aurela) ka harruar të çaktivizoje vendndodhjen dhe i rezulton të ketë qenë në Capri, Prishtinë, Zvicër etj, pra në të njejtat vende që ka qenë Aurela.
Më pas Aurela e ka mbyllur këtë llogari, por kjo nuk është hera e parë që ajo del bllof pasi shpesh herë është zbuluar edhe për mashtrimet me photoshopin. /Telegrafi/