Treni që po transportonte 200.000 litra acid sulfurik, ka dalë nga binarët në shtetin veriperëndimor të Australisë, Queensland, raporton ABC online
Lokomotiva me 26 vagonë që po transportonte acid sulfurik, ka dalë nga binarët pranë qytetit Julia Creek, transmeton lajmi.net.
Autoritet lokale kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, dhe kanë mbyllur një zonë brenda një rrezeje prej më shumë se 1.5 kilometra.
Sipas policisë lokale, trena persona kanë mbetur të lënduar të cilët me ç’rast janë dërguar urgjentisht për në spital.
Derisa gjitha linjat e trenave për pasagjerë janë anuluar, ka bërë të ditur qendra e hekurudhave në Queensland e cila menaxhon trafikun hekurudhor në rajon.