Zyrtarët austriakë kanë bërë të ditur se mijëra refugjatë dhe emigrantë e kanë kaluar natën në qiell të hapur, përderisa kanë dhënë alarmin mbi motin e ftohtë që po mbretëron në Austri.
Sipas transmetuesit austriak ORF qendrat e refugjatëve janë të stërmbushura, ndërsa me të njejtin problem vazhdon të përballet edhe Gjermania, e cila ka lejuar shumë pak refugjatë të kalojnë kufirin për shkak të mos paturit vende të lira nëpër qendrat e refugjatë.
ORF raporton se rreth 2500 njerëz kanë fjetur në qiell të hapur pranë qytetit kufitar të Achleiten, 700km në afërsi të Braunau dhe 300km në afërsi të Kollerschlag.
Autoritetet austriake janë duke punuar që të ndërtojnë strehimore të përkohshme për refugjatët.