Lajmet e fundit

Austri, arrestohen 25 persona pas një përleshje në një qendër azili

Një grup i refugjatëve të rinj, të gjitha nën moshën 18 vjeç, pasi janë përfshirë në një përleshje me grushta mes vete, gjatë  përleshjes kanë filluar të përdorin edhe dërrasa  dhe gurë.
Tre persona janë plagosur, të cilat tashmë janë duke u trajtuar në spital.

Sipas policisë, refugjatët e rinjë ishin kryesisht nga Afganistani, raportojnë mediat lokale në Austri, transmeton Gazeta Blic.
Policia ka raportuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 në mbrëmjen e djeshme, në një ish-dyqan në periferi të Leoben, e cila është shëndruar në një strehë të përkohshme për azilkërkuesit.
Në atë qendër janë duke u strehuar rreth 300 të mitur.
25 të rinjë të moshës 16 dhe 17 vjeç  tashmë janë dërguar në paraburgim, ku edhe po merren në pyetje, transmeton Gazeta Blic.

Më shumë se 100 refugjatë janë strehuar në shtëpitë rivale në Leoben, të cilën gjë autoritetet austriakë e konsiderojnë sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published.