Lajmet e fundit

Austri, në vitin 2015 janë paraqitur rreth 90 mijë kërkesa për azil

Në vitin 2015 në Austri janë regjistruar  rreth 90 mijë kërkesa për azil.

Shifrat janë dhënë nga qeveria e Austrisë, ndërsa ka theksuar se shifrat janë rritur 200% në krahasim me kërkesat për azil në vitet e kaluara, transmeton Gazeta Blic.
Në listën e azilkërkuesve në Austri prijnë afganistanët me 25,202 kërkesa për azil, ndërsa më pas janë sirianët me 25,064 azilkërkues dhe në vendin e tretë janë irakianët me 13, 258 azil kërkuer, transmeton Gazeta Blic.

Austria vitin e kaluar ka qenë një ndër vendet më të mëdha tranzite për qindra refugjatë dhe emigranatë nga Lindja e Mesme, të cilët më pas kanë vazhduar udhëtimin e tyre drejt vendeve tjeta të BE-së.

Të hënën, autoritetet austriake kanë bërë të ditur se Gjermania ka filluar të kthejë pas refugjatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë për azil në vendet tjera. Të kthyerit janë kryesisht afganë, marokenë dhe algjerianë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.