Qindra mbështetës së krahut të djathtë janë mbledhur në Austri për të protestuar kundër azil kërkuesve.
Protesta u mbajt në zonën kufitare Spelfeld, ku edhe mijëra refugjatë atë pikë kufitare e përdorin si pikë kalimi, transmeton Kosovanews.info
Demonstruesit po marshonin drejt kampit të refugjatëve, ndërsa në duar mbanin parulla me mbishkrimin ‘Europa nuk është shtëpia juaj’.
Ndërkaq, lideri i krahut të djathtë, Thomas Kircher, ka deklaruar se ‘Austria i mirëpret refugjatët, por jo në një numër që të pakontrollueshëm.’
Ai këmbëngul se askush nuk e di se kush po hyn në Europë dhe një gjë e tillë sipas tij është shumë e rrezikshme.