Lajmet e fundit
Austria kërkon debat për shpenzimet rreth refugjatëve dhe rregullave të deficitit në BE

Austria kërkon debat për shpenzimet rreth refugjatëve dhe rregullave të deficitit në BE

Kostoja në rritje pas  fluksit të refugjatëve, mund të kap në befasi planet buxhetore të disa qeverive europiane, është cituar të ketë thënë ministri i financave të Austrisë.

“Shpenzimet afatshkurtra janë të larta, por të parashikueshme. Më e rëndësishme është çështja e efekteve afatgjata (mbi buxhetet),” tha Hans Joerg Schelling për gazetën gjermane Welt am Sonntag, transmeton Gazeta Blic.
Ai ka shtuar se një numër i madh i refugjatëve do të qëndrojnë në Europë, që do të thotë se disa qeveri europianë duhet të ndërtojnë shkolla, e më shumë shtëpi.
“Unë dyshoj në planifikimin e buxhetit që është duke u planifikuar,” tha ai.
Disa ekonomistë argumentojnë se rritja e numrit të refugjatëve do të çojë në kërkesë më të mëdha dhe në rritje të taksave.
“Por, duhet ditur se kjo shtytje shton shpenzimet dhe borxhet,” tha Schelling, transmeton Gazeta Blic.
“Duhet të ketë një diskutim në lidhje me kostot e larta për vendet si Gjermania dhe Austria,” shtoi ai.

Ndërkaq, Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, ka deklaruar se ai ka për qëllim që të mbajë një buxhet të balancuar për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm, ndërsa disa deputetë e kanë vënë në pikëpyetje një mundësi të tillë, duke pasur parasysh kostot në rritje që lidhen me krizën e refugjatëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.