Dyshimet për ndikimin që i pari i Skënderajt, Sami Lushtaku ka edhe nga burgu në manipulimin e tenderëve dhe favorizimin e të afërmëve në realizimin e projekteve të komunës që udhëheqë nga distanca, janë bërë subjekt i hetimeve të institucioneve kompetente. Pas raportimit të Gazetës Fjala lidhur me tenderin e komunës së Skenderajt për të cilin u shpërblye asamblisti njëherësh ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Austria ndërton gardh kufitar me Slloveninë
Ministrja e punëve të brendshme të Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, ka njoftuar se Austria do të ndërtojë mur përgjatë kufirit të saj me Slloveninë, raporton transmetuesi publik austriak Oe1. Sipas saj, Austria duhet të ndërmarrë masa në rast të përkeqësimit të situatës. “Kjo ka të bëjë me sigurimin e një hyrjeje të rregullt dhe të kontrolluar në vendin tonë, e assesi ... Read More »
Xhavit Haliti: Arben Gashit dhe Ilir Dedës t’u hiqen mëditjet nga Komisioni
Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane dështoi për mungesë të kuorumit pasi që jo vetëm anëtarët nga partitë opozitare, por edhe përfaqësues të koalicionit qeveritar nuk ishin të pranishëm në të. Në hapje, nga opozita ishte i pranishëm vetëm deputeti Ilir Deda, i cili pasi dha disa vërejtje për rendin e ditës, në shenjë pakënaqësie e lëshoi ... Read More »
Turqi, bastisje të policisë ndaj grupeve mediatike opozitare
Policia turke ka bastisur këtë të mërkurë zyrat e një kompanie mediatike opozitare, disa ditë përpara zgjedhjeve, në atë që cilësohet si fushatë goditëse ndaj kompanive të lidhura me klerikun turk në ekzil, Fethullah Gulen, njëkohësisht edhe armiku më i madh i Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Pamjet televizive tregojnë për grindje të shumta të ndodhura mes njerëzve përkrahës të medias ... Read More »
Kuvendi shkeli rregulloren kur transmetoi dy seanca plenare në RTK
Kuvendi i Kosovës, transmetoi dy seancat plenare në RTK, atë në sallën kryesore dhe tjetrën që u mbajt në katin e pestë të objektit ku koalicioni qeveritar miratoi disa ligje. Mirëpo transmetimi i dy seancave plenare në të njëjtën kohë është shkelje e rregullores së punës së Kuvendit, për shkak se gjatë mbledhjes së Kryesisë vendoset edhe për transmetimin e ... Read More »
Kryeziu: Fjalori fyes po na shpërfaqë ashtu siç jemi!
Sipas Ismet Kryeziut , ky debati me të atillë fjlalori, po tregon më së miri se si jemi në të vërtetë. Ky është postimi i tij i plotë: Debati politiko publik po përcillet me fjalor fyes, injorues, shantazhues, shpifës, përjashtues, seksist, diskreditues e kërcënues. Ky diskurs publik, përditë e më shumë nuk ka mesazh apo vizion politik nga perspektivat zhvillimore, ... Read More »
ATK nxjerrë jashtë mediat, kur po diskutohej për gjobat
Administrata Tatimore e Kosovës e cila në bashkëpunim me GIZ-in Gjerman, kanë prezantuar sot rezultatet e anketës me tatimpagues për vitin 2015 lidhur me shërbimet e ATK-së, nga e cila ka dalë se është shënuar rritje e të hyrave në këtë periudhë. Në këtë konferencë u tha se krejt kjo u arrit si rezultat i reformave fiskale për tatim paguesit. ... Read More »
INDEP: Të ndalet presioni ndaj deputetëve, me rastin e zgjedhjes së gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në një komunikatë për media, ka bërë thirrje që të mos iu bëhet presion deputetëve të Kuvendit, sa i takon zgjedhjes së gjyaktësve për Gjykatën Kushtetuese, raporton GazetaBlic.com Kjo metodë është përdorur edhe më herët, sipas këtij Instituti. Në këtë komunitkatë, më pas thuhet se duke iu referuar Kushtetutës, gjyqtarët duhet të emërohen nga i ... Read More »
Die Welt për Kosovën: Ballkani po rrëshqet pavërjetshëm në kaos
Gazeta prestigjioze gjermane „Die Welt“, në një artikull të gjatë për ngjarjet tensionuese në Ballkan ka shkruar se ky rajon pavërejtshëm është duke rrëshqitur drejt kaosit. Gazeta shkruan se nërpëmjet Ballkanit çdo ditë kalojnë me mijëra refushatë, por duket se ata janë lënë në harresë. Më poshtë në jug të Ballkanit, konflikti është duke eskaluar. „Si në kryeqytetin e Kosovës, ... Read More »
Mahnitëse, harta vizuale që dëshmon lëvizjen e refugjatëve
Me 20 tetor, numri i refugjatëve që arritën në Greqi shenoi një gjysmë milioni. Shkalla e krizës së refugjatëve mund të jetë e vështirë për kuptuar, por harta vizuele e paraqitur më poshtë mund të ju ndihmojë. Harta vizuale paraqet të dhënat nga agjensia e refugjatëve të OKB-së, UNHCR. Ndërsa rrugët dhe kohët e udhëtimit nuk janë të sakta. Harta ... Read More »