Lajmet e fundit

Autori i dokumentarit mbi të bëmat e IS-it vritet në Turqi

Një gazetar dhe aktivist sirian, i cili kohëve të fundit e ka prodhuar një dokumentar të ashpër rreth militantëve të Shtetit Islamik, është vrarë dje në Turqi.

“Regjisori Naji Jerf, baba i dy fëmijëve, u vra sot në Gazintep në kufi me Sirinë nga një pistoletë”, ka bërë të ditur në rrjetin Twitter grupi me të cilin ka punuar ai.

Jerf kohëve të fundit, teksa luftëtarët e IS-it ishin aktiv në Aleppo, e ka prodhuar një dokumentar ku paraqet abuzimet nga ekstremistët e IS-it.

Jerf njashtu ka qenë kryeredaktor i revistës mujore në Siri, Hentah.

Agjencia AFP e ka cituar një mik të tij të ketë thënë se Jerf së bashku me familjen e tij, këtë javë është dashur të arrijnë në Francë ku kishin planifikuar të kërkonin azil.

Kjo nuk është hera e parë që kundërshtues të IS-it të jenë vrarë në Turqi. Grupi terrorist e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen në tetor të një aktivisti të shquar kundër Shtetit Islamik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.