Komuna e Podujevës që derjtohet nga Agim Veliu i LDK’së vitin e kaluar ka blerë gjashtë vetura (Peugeot) me kilometrazh zero-zero. Për këtë punë kjo komunë ka shpenzuar fiks 75 mijë euro.
Mirëpo, këto vetura duket se kreyatari Veliu i ka belërë vetëm sa për të shpenzuar para, pasi që ato nuk janë përdorur kurrë. Këtë shpenzim komuna e ka bërë në dhjetor të vitit të kaluar.
E, nga atëhërë e deri tani veturat janë duke qënduar të parkuara në oborrin e këtij institucioni.
Ato ende nuk janë as të pajisura me tarka të Kosovës.
Gazeta Fjala ka siguruar disa fotografi të këtyre veturave.
Të dhënat mbi tenderin
Komuna e Podujevës më tenderin “ Furnizim me 6 (gjashtë) automjete për nevojat e Administratës komunale”, e kishte shpërblyer kompaninë “Mercom Company”. Derisa në garë për këtë tender kanë qenë vetem dy kompani. Komuna dhe kompania fitues kontratën me vlerë prej 75 mijë eurove e kanë nënshkruar më datën 30/10/2014.
/Gazeta Fjala/