Lajmet e fundit

Avdullah Hotit i duhen 24 orë ta demantojë (dez)informatën: s’ka rritje të pensioneve për 100 Euro!

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një konferencë për media të mbajtur sot, që për bazë kishte ligjin e ri për prokurim, tha se rritja e pensioneve për 100 euro, e trumbetuar dje në medie, është vetëm një ide që pret aprovim. Dhe lajmi që u emetua dje në pothuajse të gjitha mediat në gjuhën shqipe, vjen sot si demant nga Ministri Hoti, 24 orë mëpas!

Hoti tha se “rritja e pensioneve për 100 euro, si ide, do të bëhet duke filluar një aksion institucional për t’i identifikuar personat që marrin nga dy pensione, një nga Qeveria e Kosovës dhe një nga ndonjë shtet tjetër, e më pas t’i ndalet pensioni që merr nga Qeveria e Kosovës”.

Sipas Hotit, me shumën e mjeteve të mbetura nga pensionet që potencialisht do të ndalen, synohet të arrihet ajo rritje prej 100 eurosh.

Rritja e vetme që Hoti e ka konfirmuar është ajo që e ka thënë edhe dje, rritja për 19 euro e asistencës sociale për 26 mijë familje, me rreth 115 mijë anëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.