Lajmet e fundit

Avdyli: Ramadan Muja duhet të ik në vitin 2016

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, thotë se viti që po e lëmë pas është dashur të jetë viti i ikjes së kryetarit të Komunës, Ramadan Muja.

Sipas tij, keq-qeverisja në këtë qytet duhet të ndalet në vitin 2016-të.

“Ramadan Muja duhet të ikë në vitin 2016-të”, thotë Avdyli për “PrizrenPress”

Ai thotë se vendimet e pakuptimta të gjykatës, ia mundësuan Mujës që të vazhdojë me keqqeverisjen e Prizreit.

“Mospërmbushja e premtimeve do ishte e keqja më e vogël e kësaj qeverisje. Janë skandalet e njëpasnjëshme dhe keqpërdorimet që karakterizuan gjatë këtij viti këtë qeveri”, tha ai.

Avdyli thotë se Raporti i Auditorit tregon më së miri se si është qeverisur Prizrenit gjatë këtij viti.

“Raporti Auditimt gjeti një mal shkeljesh, keq-menaxhim dhe harxhime pa kriter të parasë publike. Shpenzimet e luksit dhe tenderomania mbeten sinonim i kësaj qeverie”.

Ai thotë se burgosja e drejtoreëe për afera të korrupsionit vërtetuan akuzat që u paraqitën nga qytetarët.

“Vazhdimi i kësaj qeverie edhe ne vitin 2016-të do të ishte humbje e madhe për qytetarët e Prizrenit, prandaj duhet të ik”, shprehet Avdyli

Leave a Reply

Your email address will not be published.