Lajmet e fundit

Avni Arifi numëron 12 dështimet e Qeverisë!

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka vlerësuar se qeveria aktuale është qeveria më e dobët që ka pasur Kosova.

Ai me rastin e përvjetorit të saj, ka numëruar 12 dështimet e kësaj qeverie.

Më poshte, e gjeni shkrimin e plotë të tij:

Përvjetor i zi i qeverisjes në Kosovë. Kjo qeveri për aq sa ka treguar deri më tani është qeveria më e dobët në Kosovën e pasluftës:
• Gjatë këtij viti nga Kosova kanë ikur 60-80000 qytetarë të saj
• Gjatë këtij viti Kosovën e kanë njohur 1 apo 2 shtete dhe është humbur beteja e anëtarësimit në UNESCO.
• Gjatë këtij viti nuk u arrit liberalizimi i vizave siç kishte premtuar Kryeministri Mustafa në fillim të vitit 2015
• Gjatë këtij viti u burgosën shtatë deputet të Republikës së Kosovës
• U suspenduan deputetët e opozitës dhe u riinstalua monizmi në parlamentin e Kosovës
• Gjatë këtij viti Qeveria e Kosovës bëri marrëveshje me Serbinë e me të cilën e dëmton rëndë sovranitetin e Kosovës
• Ju falën Malit të Zi 8-12000 hektarë të territorit të Republikës së Kosovës
• Trepça- Për ta shpëtuar nga falimentimi Kryeministri shpalli Trepçën ndërmarrje publike por pas reagimit të qeverisë së Serbisë tërhoqi vendimin….
• Gjatë këtij viti janë lënduar 200 policë të Kosovës e poaq e ndoshta më shumë qytetarë të Kosovës gjatë trazirave të shkaktuara nga qeveria me vendimet e saj absurde së pari në mbrojtje të Jabllanovicit e më pas në mbrojtje të dy marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën
• U punësuan nëpër borde publike farefis dhe të afërm të ministrave dhe këshilltarëve politik të LDK dhe PDK (motra e Vlorës, djali i Agimit, djali i Samiut, kunati i Lutfi Zharkut, Nazi i Ismetit……..
• Sipas raporteve të auditorit gjeneral ka rritje drastike të korrupsionit. Sipas institutit Gap janë keqpërdorur 118 milion €. Shteti ligjor i Kosovës asnjë njeri nuk e hetoj në lidhje me këto të gjetura
• 120000 vende të punës i kishte premtuar Kryeministri Mustafa dhe partia e tij. Ky vit ishte vit edhe më i pashpresë për të papunët se sa vitet e mëparshme
• Shëndetësia vazhdoj mjerimin
• Arsimi i kontaminuar nga politika. Nga zyrtarë të koalicionit PDK-LDK Rektori së pari u shkarkua e pastaj u rikthye nga frika e protestave ………

Leave a Reply

Your email address will not be published.