Avokati i Joaquin Guzman, i njohur ndryshe si ‘El Chapo’ ka deklaruar se aktori Sean Penn duhet të dëshmojë para gjykatës në lidhje me intervisten e botuar në ‘Rolling Stone’.
Sipas avokatit Sean Penn duhet të dëshmojë, sepse ai supozon se meksikani ‘El Chapo’ nuk ka deklaruar asnjëherë që është trafikanti më i madh i drogës në botë, transmeton KOSOVANEWS.
Në intervisten e botuar në ‘Rolling Stone’, Penn ka shkruar se ‘El Chapo’ është trafikanti më i madh i heroinës, metamfetaminës, kokainës dhe marijuanës, ndërsa avokati i ‘El Chapo’ pretendon fjalët e shkruara në artikull nuk janë thënë nga ai./KOSOVANEWS