Lajmet e fundit

Avokati i Popullit me qira, Gjykata Kushtetuese nuk ia liron selinë (Video)

Raporti i Progresit për vitin 2014 kishte ngritur shqetësim për mos përcaktimin e një objekti adekuat për zyrën e Avokatit të Popullit. Raporti që pritet të publikohet për vitin 2015 do të adresojë përsëri një gjë të tillë.

Edhe pse ekziston një vendim i Ministrisë së Administratës Publike, sipas të cilës, zyrat e Avokatit të Popullit do të vendosen në objektin ku është Gjykata Kushtetuese, por ky vendim nuk është përmbushur ende.

Edhe Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar ka thënë për Tribuna Channel se janë duke bërë përpjekje që Gjykatës Kushtetuese t’i sigurohet një objekt i përshtatshëm.

Këtij institucioni i ishin ofruar disa zyre në objektin e Pallatit të Drejtësisë, por sipas ministrit Yagcilar, ky institucion nuk ka pranuar të vendoset në këtë objekt me arsyetimin se nuk është i mjaftueshëm për ta.

Nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosej në Pallatin e Drejtësisë, nga buxheti i shteti do të kurseheshin 40 mijë euro, ngase për këtë objekt paguhet qira 5 mijë euro në muaj. Në këtë objekt zyra e këtij institucioni është vendosur që nga viti 2011, kurse qerja i skadon në fillim të muajit dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.