Lajmet e fundit

Babai i Aylan Kurdit, i bën thirrje botës të jetë zemërgjërë dhe të hapë dyert

Babai i tre vjeçarit, Aylan Kurd, trupi i pajetë i të cilit u shfaq në bregdetin turk, imazhi i të cilit u bë simbol i krizës së refugjatëve, ka kërkuar nga bota të jetë më zemërgjërë dhe të hapë dyert për refugjatët që largohen nga zonat e luftës.

Në video mesazhin, që pritet të transmetohet në ditën e Krishlindjeve, Abdullah Kurdi, i bën thirrje botës  të pranojë refugjatët sirianë, shkruan Times, transmeton Gazeta Blic.
“Mesazhi që unë do të doja të bëja para botës është që t’u thoja të gjitha vendeve të botës të bëhen më zemërgjërë dhe të pranojnë refugjatët sirianë. Kur të mbyllet një derë para syve, kjo është gjëja më e vështirë”, është shprehur ai.

Imazhet tronditëse të foshnjes kanë shtyrë vendet europianë që të japin një përgjigjje më efektive dhe më të shpejtë rreth krizës së  refugjatëve, transmeton Gazeta Blic.
Abdullah Kurdi, në udhëtimin tragjik në kërkim të një jete më të mirë, ka humbur gruan dhe dy djemtë e tij, të cilët disa ditë pas tragjedisë janë varrosur në qytetin sirian Kobane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.