Episod i pakëndshëm për Bajernin e Mynihut sot në Londër, para përballjes me Arsenalin në Ligën e Kampionëve.
Autobusi i klubit gjerman është aksidentuar me një veturë në një nga rrugët e kryeqytetit britanik.
Për fat të mirë përplasja ishte e lehtë dhe askush nuk u lëndua, megjithatë ngjarja nuk i pëlqeu aspak Pep Guardiolës. Sipas postimeve të bëra në “Twitter” nga dëshmitarët, trajneri spanjoll doli nga autobusi duke bërtitur i zemëruar.