Janë bërë gati 24 orë që eskavatorët nuk po e ndalin punën për pastrimin e rrugëve në rajonin e Shalës së Bajgorës.
Ata janë angazhuar nga komuna e Mitrovicës për të hapur rrugë për vetura e këmbësor.
Problemin më të madh në këtë zonë e sjellin erërate forta që për kohë të shkurt po e bartin borën përsëri në rrugë.
Këtë kërkesë e kishte bërë kryetari I fshatit.
Megjithatë kompania e kontraktuar nga komuna nuk e rrespektoi këtë kërkesë.
Morri Iniciativë të hap rrugët e lagjeve të kësaj zone deri tek shtëpitë e fundit,njofton Klan Kosova.
Një banorë, shtëpia e të cilit ishte goxha thellë në fshat tha se është I kënaqur me pastrimin e rrugëve.