Lajmet e fundit

Bajram Gecaj ia përmend opozitës “revolucionin e vonuar demokratik”

Këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj protestave të djeshme të opozitës. Ai në një shënim në Facebook ia ka kujtuar opozitës revolucionin e vonuar demokratik. Ndërkohë, e ka lavdëruar punën e policisë së Kosovës.

Ky është shënimi i plotë në Facebook:

“Kriza politike nuk zgjidhet me represion”, thonë pjesëtarë të opozitës. Nëse kjo vërtetë do të qëndronte, dhe nëse pjesa tjetër e spektrit politik do të sillej në të njëjtën mënyrë, atëherë pason konkluzioni logjik se kriza politike do të duhej të zgjidhej me kundërmasa të njëjta, e jo nga organet shtetërore të thirrura (në secilin vend demokratik) për rend, ligj e siguri. Pra, deputetët e pozitës do të duhej të imitonin sjelljet “politike” të opozitës, duke u hedhur mbrapa atyre gazin lotsjellës, duke i gjuajtur me shishe, duke i spërkatur me sprej helmues, duke u fishkëlluar tek veshët deri në çmendje, duke u hedhur mbrapa koktej molotov, duke u thyer kokat me kubëzat e rrugëve të Prishtinës, duke djegur e shkatërruar pronën publike e private, duke i nxjerrë me forcë pjesëtarët e opozitës nga veturat e tyre private a zyrtare dhe duke ua shkatërruar të njëjtat……………..
E kjo me gjasë do të ushtrohej deri në humbjen e durimit nga njëra apo pala tjetër (apo edhe nga vetë populli), duke shndërruar kështu këtë sjelljeje “politike” në një konflikt të hapur fizik mes deputetëve (me rrezikun e një lufte civile). Pastaj, e gjithë kjo, në bazë të standardeve tashmë të vendosura e të ushtruara nga opozita, do të mund të kualifikohej si sjellje “e matur politike” e një konflikti të një “revolucioni të vonuar demokratik” (Model: Shqipëria e vitit 1997). Në këtë kohë, unë me gjithë shpirt e zemër përgëzoj dhe ndjej dhembje të thellë për katrahurën nëpër të cilën po detyrohet të kaloi POLICIA e KOSOVËS (vajzat dhe djemtë e këtij populli).

Leave a Reply

Your email address will not be published.