Bajram Gecaj, zëvendësministër i Pushtetit Lokal, ka akuzuar opozitën për peticionin kundër marrëveshjeve të Qeverisë me Serbinë.
Ai në “Rubikon” të KTV’së ka thënë se opozita ka grumbulluar 200 mijë nënshkrime sepse, sipas tij, secilit individ që do t’i thuhej se kjo marrëveshje sjell Serbinë në Kosovë, ai do të nënshkruante menjëherë peticionin.
“Po të më thoshte dikush: ‘Nënshkruaje peticionin sepse me këto marrëveshje po e sjellim Serbinë në vend’ – unë do të trishtohesha. Ai është sentiment i ndjeshëm dhe është i rrezikshëm të luash me të. 200 mijë nënshkrime janë brengë për Qeverinë e Kosovës, por po luhet keq me sentimentin kombëtar. Secilit njeri që t’i thuash se Serbinë po e sjellim në Kosovë, ai e nënshkruan”, ka thënë Gecaj.