Kryetari i Nismës në Gjilan Bajram Hasani para protestuesve tha se me nënshkrimi e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi që e tkurrin territorin e vendit tonë, tregon se kjo qeveri nuk di ta mbrojë interesin e qytetareve te saj.
“Ne opozita e bashkuar refuzojmë ta krijomë një Serbi të vogël në territorin tonë sepse neve nuk na duhet një bashkësi e komunave serbe qe e zvogëlon territorin e Republikës së Kosovës.
Përveç faktit që deri me tani nuk mund ta ndalojmë Serbinë t’i fusë hundët në punët tona tani këta qeveritarë do t’i lejojnë t’i futin hundët ne punët tona.
Andaj sot në shehin “Agim Ramadani të gjithë ju po i kundërshtoni bindshëm këto dy marrëveshje.
Nesër mund të ndodh që qeveria e Serbisë mund te na vij deri në Gjilan andaj sot e kemi rasti te ju tregojmë që ne i kundërshtoj këto marrëveshje.