Lajmet e fundit

Bajram Rexhepi pajtohet me Kadri Veselin

Dega e PDK-së në Mitrovicë ka shënuar 16 vjetorin e themelimit të saj me një ceremoni festive, ku përveç personalitete nga Mitrovica, mori pjesë edhe zëvendëskryetari i PDK-së dhe njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Zëvendëskryetari Veseli mbajti një fjalim rasti, ku tregoi historikun e zhvillimit politik të PDK-së dhe të Kosovës. “Në kohën kur PDK e ka marrë pushtetin në vitin 2007, buxheti i shtetit ka qenë 500 milionë euro, por gjatë qeverisjes së kryeministrit Hashim Thaçi, buxheti i shtetit është rritur në 1.5 miliardë euro, i cili në prill të vitit 2016 do të jetë president i Republikës së Kosovës”, tha Veseli, raporton Veriu.info.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili pas kritikave të ashpra që kishte drejtuar muaj më parë ndaj numrit dy të PDK-së, dukej se është pajtuar me të, pasi që gjatë gjithë kohës qëndruan së bashku në një tavolinë, madje edhe tortën e prenë së bashku.

Në 16 vjetorin e degës së PDK-së në Mitrovicë, i ftuar ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili gjatë gjithë kohës ka komunikuar me Kadri Veselin, si miku me mikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published.