Lajmet e fundit

Bajrami: Do të monitorohet puna e mësimdhënësve në mënyrë elektronike (Video)

Nga 1 janari fillojmë sistemin e performancës për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar përmes një platforme elektronike që është e-portali dhe do të jetë një sistem shtetëror nga i cili do të bëhet vlerësimi i punës”.

Kështu është shprehur Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.

Bajrami shtoi se çdo shkollë do të ketë një koordinator për cilësi  i cili do të jetë përgjegjës për të vlerësuar performancën e secilit mësimdhënës.

Ministri I Arsimit pohoi se edhe në nivelin universitar rolin e cilësimit të profesorëve do ta bëjnë vet studentët dhe do të shtohet cilësia, sipas tij,  mësimdhënësit paguhet mjaft mirë dhe janë të kërkuar në nivel të Kosovës.

Video: https://www.youtube.com/watch?v=08cWA2OhM6c

Leave a Reply

Your email address will not be published.