Lajmet e fundit

Bajrami: Kadri Veseli doli nga petku i aktrimit

Shefja e Grupit parlamentar të “Nisma për Kosovën”, Valdete Bajrami, në emisionin “Info Box”, ka theksuar se gjendja në të cilën ndodhet Kosova nuk është normale.

Sipas saj, kryetari i Kuvendit dhe Qeveria nuk po i përfillë 30 deputetë dhe as 200 mijë nënshkrimet e peticionit të organizuar për pengimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

“Kryetar i Kuvendit ka bërë shkelje kur nuk e ka ftuar opozitën në vazhdimin e seancës që e ka bërë në bufe të Kuvendit. Veseli ka dalë jashtë petkut të aktrimit”, tha Bajrami.

“Ai e tregoj veten me përdorimin e shprehjeve të cilat më vjen turp t’i përsërisë”, tha deputetja Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published.