E ftuemja e dyte, n’emisionin Rrokum Roll ishte Valdete Bajrami nga Nisma per Kosoven.
Per deklaraten e Policise se kane qene vec 2 mije protestues ne Peje, Bajrami tha se policia edhe per protesten e 28 Nandorit i ka ndryshe numrat e protestuesve.
Bajrami rikujtoi deklaratat e zotni Mustafes derisa ishte ne opozite, i cili tha se s’ka me ba koalicion me PDK, sepse s’kishe me i sjelle asnji te mire shtetit dhe popullit, e simbas Bajramit kjo vec ka ndodhe.
Bajrami i bani thirrje policise, qysh tha ajo, me u distancue nga qeveria.
Ndersa deklaratat e qeveritareve mbas konkluzioneve negative, Bajrami i quejti tallje me qytetaret.
“Po te silleshin keshtu ne tavoline me perfaqesuesit e Serbise, ndryshe kishim me i pase punt”, vleresoi Bajrami.
E per Bajramin, Thaci s’ka shkue me lobue per UNECO ne France por per biznise private.
E ne vazhdim, Bajrami tha ” i ftoj ata qe i ka ftue Thaci per proteste kunder BE, me protestue neser ne Malisheve kunder marreveshjeve, sepse BE s’ka faj nese nuk na liberalizohen vizat, kane faj ata qe nuk i kane plotesue kushtet”.
Simbas Bajramit, rruga drejt BE’s asht e gjate, por kishte me qene ma e shkurt nese kishte me u ba politike e mirefillte.
“Ne asnji vend te botes nuk ka ndodh me u arrestue qofte nji deputet. E ketu u arrestue gjysma e deputeteve t’opozites”, shtoi ajo.
E per seancen e neserm, Bajrami tha se kane me vazhdue aty ku e kane lane nga seanca e kalueme.
Ndersa per fjalimin e Presidentes Bajrami tha: “Ajo asht seance ne vete”, tue na lane me kuptue edhe deputetja Bajrami se s’ka me pase bllokim te Presidentes.
Bajrami i bani thirrje qytetareve te Malisheves per me dal ne manifestimin e neserm, tue tregue se protesta e ardhshme asht te Shtunen ne Prizren.
Simbas Bajramit, ky koalicion u formue vec per me kalue dy marreveshjet dhe Isa Mustafa me fitue titullin Kryeminister.
“Sepse te gjithe e dijne se kush e luen rolin e kryeministrit, e ai asht zotni Thaci”, nenvizoi Bajrami.
“Secili deputet qe asht i arrestuem, bashke me te jane te arrestuem edhe votuesit e tij”, tha Bajrami.
“Ndryshe nuk po munden me na ndale”, tha Bajrami tue diskutue per arrestimet e deputeteve.