Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka thënë se Rektori i UP’së, Ramadan Zejnullahu s’ka pasur suksese në udhëheqjen e universitetit për shkak se është bllokuar puna në këtë institucion.
Ka thënë se Qeveria e Kosovës s’ka ndonjë preferencë për rektor të ri derisa ka bërë thirrje për tërheqjen e disa prej dekanëve aktual nga gara për t’i udhëhequr fakultetet.
Këto komente, Bajrami i ka bërë një intervistë për emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.
“Fatkeqësisht rezultatet s’kemi pasur sepse është bllokuar universiteti”, ka thënë Bajrami.
“Shpresoj që në këto zgjedhje të kemi hapësirë për promovimin e një gjeneratë të re. Uroj që shumica e Dekanëve të jenë të rinj”, ka shtuar ai.
“I ftoj disa prej Dekanëve që të tërhiqen nga kjo garë, sidomos Dekanët, që ndoshta, kanë qenë pjesë e këtyre konflikteve, të tërhiqen nga kjo garë dhe t’ju lëshojnë rend njerëzve të rinj”, ka shtuar ai.
Qeveria e Kosovës i ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme në Universitet me ligj të vjetër pasi Ligji i ri ende s’është miratuar.
Ende nuk dihet nëse Rektori aktual, Ramadan Zejnullahu do t’i hyjë përsëri garës për të udhëhequr UP’në apo të tërhiqet.
http://www.dailymotion.com/video/x3jnp3b_arsim-bajrami-rektori-i-pasukseshsem-disa-dekane-te-terhiqen-nga-gara_news