Lajmet e fundit

Bali Muharremaj: Kur preket hapësira territoriale, vendet normale e konsiderojnë akt lufte

Deputeti nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se çdo vend normal e konsideron akt lufte cenimin e sovranitetit dhe hapësirës territoriale.

Muharremaj ka thënë se Opozita është duke e luftuar me gaz lotsjellës shkatërrimin e shtetit nga Demakracioni dhe Zajednica.

Postimi i plotë i Bali Muharremaj në Facebook:

Të nderuar qytetarë,

Kur cenohet sovraniteti i vendit dhe kur preket hapësira territoriale, vendet normale e konsiderojnë si akt lufte. Gjithashtu shtetet normale, nuk ja lejojnë askujt mundësinë e një pushteti të dyfisht, siç po tentohet përmes Zajednicës.

Të dyja këto, ne po mundohemi t’i parandalojmë. Përmes gazit lotësjellës deri tani, ne po e parandalojmë luftën eventuale për territorin, e poashtu shkatërrimin e shtetit përmes Zajednicës.

Gjithashtu Qeverisë së Kosovës, po ua japim mundësinë që të mos gabojnë, sigurisht me pas ma lehtë, që në të ardhmën të mos cilësohen si shkatërrues të Shtetit.

Ata përkundër kësaj, ditën arrestojnë deputetë e natën thërrasin për dialog.

Ditën provokojnë protestën dhe thyejnë zyre të subjekteve politike, e natën pasi ta kenë përjashtuar opozitën e të arrestojnë deputetë, mbajnë seanca ku abuzojnë me fonde publike, me parat e qytetarëve, duke aprovuar raporte katastrofale të keqmenagjimit të buxhetit.

Siç i ceka edhe më lartë, këto forma të kundërshtimit të opozitës, e parandalojnë dëmin ma të madh, që nesër mos t’ia imponojmë gjeneratave të ardhshme shkatërrimin e Shtetit.

Qeveria e Kosovës, mund të arrestojë të gjithë deputetët e Opozitës. Sidoqoftë ne si AAK, së bashku me partitë opozitare dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, i kemi si argumente 200.000 mijë nënshkrime, me mijëra qytetarë që protestojnë kundër Demarkacionit të kufirit me Maline Zi dhe Zajednicës.

Mbi të gjitha e kemi dëshmi Historinë tonë. E kemi gjakun e derdhur të dëshmorëve, mbi të cilët nuk mund të shkelim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.