Lajmet e fundit
Edhe opozita bojkoton Kuvendin deri në plotësimin e Komisionit për PTK-në

Edhe opozita bojkoton Kuvendin deri në plotësimin e Komisionit për PTK-në

Ndërsa deputetët e koalicionit qeverisës, me PDK-në bosht, s’u shfaqën fare sot në fillimin e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, duke shantazhuar kështu plotësimin e  Komisionit Hetimor për Privatizimin e PTK-së, këtë hap e ndërmorën në vazhdim edhe ata të opozitës, si kundërpërgjigje dhe me qëndrimin se kështu do të veprojnë derisa pozita të sillet në përputhje me përgjegjësitë që ia jep Kushtetuta dhe ligjet.
Braktisjen e seancave derisa të mos plotësohet Komisioni për PTK-në dhe se këtë çështje do ta shtrojë në fillim të çdo mbledhjeje edhe kur ka në rend dite çështje të tjera, e kumtoi Ismet Beqiri i LDK-së, të cilit iu bashkjua edhe ai i Vetëvendosjes Visar Ymeri.
Ndërkohë mbledhja u mbyll meqë tash përveç deputetëve të pozitës, mungonin edhe ata të opozitës.
Drejtuesi i mbledhjes, Jakup Krasniqi, i cili në ndërkohë u rikthye, e shpalli të mbyllur mbledhjen, duke paralajmëruar se vendimin nëse do të mblidhet Kuvendi gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet lokale, ose jo – do të vendosë Kryesia në mbledhjen e radhës.   


Leave a Reply

Your email address will not be published.