Mario Balotelli duket se ka të pamundur të qëndrojë larg telasheve. Futbollisti i Milanit, që u pezullua tre javë nga Komisioni Disiplinës për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarit kryesore pas ndeshjes me Napolin, këtë herë bëhet problematik dhe me përfaqësuesen italiane, pavarësisht se vetëm pak ditë më parë kishte kërkuar ndjesë për veprimet e tij.
Lojtari, gjatë mbërritjes së përfaqësueses së kaltër në Napoli, dhe pse në stacionin e trenit, kishte me qindra tifozë që thërrisnin në kor emrin e tij, duket u bezdis nga telekamerat e shumta, të cilat po filmonin në ato momente. Sulmuesi ju afrua një kameramani të mediaset dhe provoi t’i rrëzonte telekamerën nga supi, por pasi nuk ja doli mbanë në përpjekjen e parë, atëherë goditi mikrofonin duke e thyer atë. Kameramani i mediaset u nervozua jo pak me futbollistin, i cili as nuk e mori mundimin të ndalonte, deri në momenti kur ndërhynë forcat e rendit. Gjithsesi veprimi i Balotellit në grumbullimin e kombëtares duket se nuk i ka pëlqyer aspak stafit, të cilët janë të pasigurt nëse lojtari mund të përballojë stresin e një kompeticioni madhor si botërori.