Sekretari i Përgjithshëm Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka thënë se është ndjerë i shokuar, pas veprimeve të fundit të policisë hungareze, ndaj migrantëve.
Ban ka thënë se një veprim i tillë ndaj azilkërkuesve është i papranueshëm, raporton BBC.
Me qindra migrantë janë përfshirë në përleshjet me forcat policore, në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë.
Hungari, e cila ka përdorur dhunën dhe gaz lotsjellës ndaj migrantëve, ka raportuar se 20 policë të saj janë lënduar.
Së paku dy migrantë janë lënduar konfirmon policia e Hungarisë dhe Serbisë.