Lajmet e fundit

Ban Ki-moon i ‘tronditur’ nga ekzekutimet në Arabinë Saudite, bën thirrje për qetësi

Lideri  i OKB-së,  Ban Ki-moon është shprehur se është i tmerruar nga ekzekutimet në Arabinë Saudite, ku në mesin e 47 të ekzekutuarve ishte edhe kleriku i shquar Shiite, vdekja e të cilit tashmë ka shkaktuar trazira të mëdha dhe të dhunshme në Iran.

Zëdhënsi i Ban Ki-moon ka deklaruar se lideri  i OKB-së është ‘thellësisht i tmerruar nga ekzekutimet e fundit të bëra nga Arabia Saudite”.
Ai poashtu ka kritikuar edhe dhunën në ambasadën saudite në Teheran, ndërsa ka bërë thirrje për ‘qetësi dhe përmbajtje’.
Ban Ki-moon u ka bërë thirrje të gjithë liderëve rajonalë që të punojnë për të shmangur përkeqësimin e tensioneve.

Me ardhjen e mbretit Salman në fron, në Arabinë Saudite janë shtuar edhe numri i ekzekutimeve.
Grupet e të drejtave të njeriut, vazhdimisht kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me drejtësine e gjykimeve mbretërore, ku vrasja, trafikimi i drogës, grabitja me armë dhe përdhunimi janë akte që dënohen me vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.