Lajmet e fundit
Banka Botërore prezenton raportin ekonomik për Ballkanin

Banka Botërore prezenton raportin ekonomik për Ballkanin

banka botroreZyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon një konferencë për gazetarë ku do të prezentoj raportin më të ri ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
Konferenca do të zhvillohet në Zyren e Bankës Botërore në Prishtinë.
Raporti i Rregullt Ekonomik mbulon zhvillimet, gjasat dhe politikat ekonomike në Kosovë dhe në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Raporti i BB-së hartohet dy herë në vit nga ekonomistët e Bankës Botërore që punojnë në vendet e rajonit.
Konferenca për gazetarë do të kryesohet nga Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein, nëpërmjet video-lidhjes nga Zyra e Bankës Botërore në Shkup, dhe Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.