Në këtë kohe krize për komunën ku arritën ta mbyllin vitin me suficit prej vetëm 300.000 euro(apo edhe më shumë), edhe qytetaret kujdesen për komunën e tyre dhe nuk po e “ngushtojnë” atë .
Edhe pse kanë marre premtimin rreth një vit me parë për sjelljen e zhavorrit për rrugën në lagjen Jahiri të fshatit Slivovë (lagje kjo me rreth 30 shtëpi e cila u nda nga projekti i asfaltimit që u bë këtë vit në fshatin Slivovë), banorët e kësaj lagje nuk e munduan komunën e tyre për këtë. Ata me vetë iniciativë shtruan rrugën e tyre e cila ishte shkatërruar tërësisht.
Ja disa foto nga shtrirja e zhavorrit nga banorët e kësaj lagje: