Dimrit përballen me vërshime e verës me erë të rëndë kanalizimi.
Kjo pasi tash e sa vjet në fshatin Makovc të Prishtinës nuk u rregullua rrjeti i kanalizimit.
Te lodhur nga kjo gjendje që nuk po ndryshon, banoret po e shohin si mundësi edhe shpërnguljen nga fshati.
Për këtë problem banorët janë ankuar disa herë në komunë madje edhe atëherë kur Prishtina udhëhiqej nga LDK, por zgjidhje nuk gjeten.
Tani zëdhënësja e komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu tha se komuna ka filluar projektin për infrastrukturën e kësaj zone.
Derisa të fillojë së realizuari ky projekt banorët e fshatit Makofc kanë drojë se do të vërshohen nga lumi i cili shpesh del nga shtrati për shkak të bllokimeve që ka rrjedha e ujit, transmeton Klan Kosova.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.