Sot banorët dhe kompanitë private të Mushtishtit të Suharekës, janë bërë shembull i qytetarisë aktive. Njësoj si Mushtishti, kanë vepruar edhe fshatrat Budakova e Semetishti në pak rrugë.
Banorët e Mushtishtit kanë arritur të pastrojnë pa ndihmën e autoriteteve, pothuajse të gjitha rrugët, rrugicat dhe trotuaret e fshatit, duke e bërë të kalueshëm të gjithë fshatin, transmeton therandapost.
Mushtishti është fshat bregmalor dhe bora gjithmonë ka shkaktuar problem si në qarkullim po ashtu edhe në ditët e mësimit për nxënës, por si duket kësaj radhe nuk do të ketë problem.

