Shqiptarët, serbët dhe boshnjakët që jetojnë në veri të Mitrovicës, kanë deklaruar se janë të gatshëm të bashkëjetojnë mes vete. Sipas tyre, relaksimi i marrëdhënieve në mes shqiptarëve dhe serbëve, është i mundëshëm, po, sic thanë ata, institucionet vendore dhe ndërkombëtare duhet të bëjnë më shumë që ky normalizim të funksionojë në mënyrën më të mirë.
Në një anketë të cilën e ka realizuar Instituti për Gazetari Hulumtuese dhe Komunikm Masiv, qytetarët e asaj pjese të Kosovës, janë shprehur se normalizimi i marrëdhënieve ndëretnike në veri, duhet ta ketë edhe dorën e fortë të Shtetit, ku njerëzit që merrin me krim, duhet të shkojnë prapa grilave.
Adem Mripa, banorë i lagjës së Boshnjakeve, në veri të Mitrovicës, thotë se është e mundur bashkjetesa me komunitetin serb në veri të Mitrovicës, por duhen disa parakushte e kryesorja është ajo e zhvillimit ekonomik. Relaksimi i marrëdhënieve në mes shqiptarëve dhe serbëve, është i mundëshëm, sepse pikë së pari, për këtë duhet një ekonomi më e fuqishme. Sipas tij, njerëzit duhen të punësohen e jo tërë diten, si tani të sillen kafiterive, dhe kur nuk ka punë ka probleme.
“Nëse njeriu është i punësuar, ai nuk ka kohë të mirret me gjëra të tjera, e në këtë rast me shkaktuar probleme. Problemet në veri, përveq krimit të organizuar që mbretëron në këtë pjesë të Kosovës, vijnë edhe nga papunësia. Normalizimi i marrëdhënieve ndëretnike në very, duhet ta ketë edhe dorën e fortë të Shtetit, njerëzit që merrin me krim, duhet të shkojnë prapa grilave”, ka thënë Mripa.
Ai ka pohuar se në këtë menyrë besoj se marrëdhëniet do të normalizohen, por duhet vendosmëri e organeve të sigurisë si vendore e po ashtu edhe ndërkombëtare.
Marko Bozhoviq, 45 vjec, banorë i veriut të Mitrovicës, thotë se jam i shqetësuar për gjithë këtë që po ndodhë jo vetëm në very, por në tërë Kosovën.
“Kosova është zemra dhe djepi i Serbisë, dhe gjithmonë do të jetë kështu” ka thënë Bozhoviq.
Sipas tij, Serbia, diplomacia serbe gaboi me Kosoven dhe fuqitë e mëdha ai moren djepin dhe kulturën e saj, pra shpirtin e trashëgimisë fetare.
“Unë kam pasur fqinjë të mi shqiptarë para luftë në veri të Mitrovicës, por rrethanat u krijuan dhe ata u larguan nga aty. Nuk ka asgjë personalishtë që shqiptarët të kthehen, besoj se një jetë e përbashkët në fqinjësi të mirë do të ishte e mirë për të gjithë. Por ne serbët duhet të marrin garanca të forta se nuk do të dëbohemi nga pjesa veriore e Mitrovicës dhe Kosovës, dhe kështu marrëdhëniet tona me komunitetin shqiptar, do të relaksoheshin”, ka thënë Bozhoviq.
Ai thotë se personalisht nuk ka marrë pjesë në luftë dhe nuk i ka duart e përgjakura, pra nuk ndihet fajtor, por sipas tij, ata që kanë duart e përgjakura, ata duhet të përgjigjen para drejtësisë.
“Kohëve të fundit shihet një relaksim i situatës dhe kjo më bënë të mendojë se një ditë do të kthehemi ashtu si ka qenë. Tensionet në veri të Mitrovicës, krijohen artificialisht me qëllime të caktuara për të përfituar njërëz të caktuar, dhe ky mendoj se është realiteti. Besoj në një të ardhme të përbashkët me shqiptarët dhe të tjetrë, pa marrë parasysh se ku do të jetë Mitrovica, unë do të jem aty”, thotë Bozhoviq.
Ai u shpreh se ka fëmijë dhe është i frikësuar për të ardhmen e tyre që këtu është shumë e pa sigurt për shkak të dominimit të krimit të organizuar. “Nuk ka aspak siguri dhe nëse dikush të shqetëson nuk di se kujt ti drejtohem”, ka thënë Bozhoviq, baba i tre fëmijëve.
Edhe, Branisllav Gvozdiq, 65 vjec banorë i Zvecanit, ka theksuar se neve banorëve të vjetër dhe familjeve të respektuara serbe, nuk na pyeti askush, bënë ashtu si iu konvenoi atyre.
“Një pjesë të jetën sime të madhe kam punuar me shqiptarë në shkrietoren e Plumbit në Zvecan, nuk kam pasuar asnje problem. Bashkëjetesa me shqipatrë, jo që është e mundshme, por është shumë reale dhe duhet të ndodh. Në Zvecan, ka pasuar pak shqiptarë, kanë qenë njerëz të respektuar të urtë dhe shumë puntorë andaj dhe kemi kaluar mire. Tani pas lufte gjërat kanë ndryshuar shumë, më besoni që nuk i njohë njerëzit e qyteti tim, ka shumë të ardhur nga qytetet tjera të Kosovës, dhe ata janë personat më problematik. Kemi pasur edhe furrëtarin shqiptarë, që ka qenë shumë i respektuar, por tani aty është dikush tjetrë një serb, nuk di se si e shfrytëzon ai pasurinë e furrëtarit shqiptar. Këto gjërë janë shumë shqetësues për ne, por askush nuk është duke na pyetur”, thotë Gvozdiq.
Ai shtoi se familjet e vjetra serbe kanë pasuar një traditë të mirë me shqiptarët, kanë shkuar edhe nëpër festa si dhe në raste kur ka ndodhuar ndonjë vdekje.
“Tani shkuraja me shqiptarë nëpër festa është shumë e rrezikëshmë, sepse njerëz të eger-ardhacak kanë marrë gjithcka në dorë dhe nuk pyesin për venalit. Këtu duhet të ndërhyjë dikush, organet e shteit, (nuk precizon cili shtet, kur pyetet nuk përgjigjet v.j ) më e mira kishte me qenë që të gjithë të ardhurit të kthehen nga kanë ardhur, për ndryshe bashkjëtesa për momentin është e pa mundur” thotë ai.
Ai thotë se edhe ne serbët kemi nevoje ndonjëherë të vimë në Mitrovicë në jug, edhe pse sipas tij, disa dalin por shumica e serbëve nuk guxojnë si i druhen ndonjë sulmi nga ndonjë shqiptarë.
“Po me duket se edhe në jug të Mitrovicës ka shumë të ardhur, për këtë më kanë thënë disa miq të mi shqiptar që ndonjëherë rruga rastësishtë i ka qitur në Zvecan, dhe më kanë trokitur në derën e shtëpisë sime. E gjitha familja ka pasur kënaqësi kur e kemi parë mikun tim shqiptarë që ka ardhuar prapë në shtëpinë timë me Zveçan”, ka thënë Gvozdiq, që njihet si familja më e vjetër dhe më e njohur e qyteti të Zvecanit.
Kurse, Fevzi Beqiri, banorë i lagjës së Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve është i pa mundur në këto rrethana, dhe nuk beson se do të ndodh.
“Si mund të flitet për normalizim të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbeve, kur institucionet e Serbisë janë duke vazhduar me retoriken e diktatorit dhe kriminelit, Sllobodan Millosheviqit. Të lutem shumë, më jep një rast që ndonjë nga udhëheqsit e Qeverisë së Serbisë, ka një retorike tjetër, nga ajo që ka pasuar Millosheviqi. Pastaj, pa u gjetur dhe kthyer kufomat e shqiptarëve që janë vrarë gjatë luftës nga ushtria dhe policia e Serbisë, nuk ka normalizim të marrëdhënieve në mes të shqiptarëve dhe serbëve”, ka pohuar ai.
Beqiri, nuk beson në asnjë rrethanë se do të ketë normalizim të marrëdhënieve, kur Serbia dhe organet e saj që veprojën në veri të Mitrovicës, për cdo ditë shkaktojë dhunë në shqiptarët, të cilët marrin guximin të dalin në veri të Mitrovicës.
“Tërë jetën time e kam kaluar në lagjën e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, dhe pas luftës këtë serbë që i kemi fqinjë, disa herë na kanë sulmuar, me qëllim që të na dëbojnë nga trojet dhe shtëpit tona”, ka thënë Beqiri.
Ndërkaq, Zhelko Milloviq, banorë i veriut të Mitrovicës, ka theksuar se bashkëjetesa me shqiptarë, nuk është e mundur, sepse, sipas tij, serbët kurrë një gjë të tillë nuk do ta pranojnë.
“Kosova shtet, po ku keni parë ju shqiptarët të kërkoni që të bashkjetojnë me ne, Serbia duhet të kthehet në Kosovës, pastaj ne do të bisedojmë për bashkjetësë. Na keni dëbuar, na keni vrarë edhe varrezat në jug na i keni shkatërruar, keni bërë gjoja Shtetin e juaj dhe tani na kërkoni të bashkëjetojmë, kjo është e pa munduar. Të lutem ik nga ketu, nuk duam të bisedojë me ju, nuk e dita që jeni shqiptar se nuk do të bisedoj kurrë”, ka thënë Milloviq i revoltuar.
Por në anën tjetër, Aleksandar Saviq, banorë i veriut të Mitrovicës, thotë se nuk mundet Mitrovica të funksionoj e ndarë, nuk mundet Mitrovica që të frymoj pa shqiptarë dhe serbë, bashkëjetesa është gjëja më normale dhe kjo do të ndodhë.
“Pa marrë parasysh fatin e Kosoves, shqiptarët dhe serbët do të jetojnë para njëri tjetrë. Po shikoni ju lutem këtu në lagjen e Boshnjakve në veri cka po ndodhë, shiko shqiptarët duke shituar dhe serbët po blejnë speca për turshi, shiko dyqanin për ballë është i serbit e shqiptarët po blejnë gjëra ushqimore, dhe ata shqiptarë janë nga jugu. Mitrovica pa bashkjetesë do të shkatërrohet, pasi që jugu dhe veriu nuk munden të funksionojnë të ndarë, ku edhe biznesi është i përbashkët edhe berllogu edhe uji edhe Ibri, të gjitha janë të përbashkëta e jo të ndara, pra edhe bashkjetesa është e pa ndarë dhe reale”, tha Saviq.
Mirëpo ai theksoi se a dini se kush po na ndanë neve banorëve të Mitrovicës, është sipas tij, politika ajo që edhe na vrau ju shqiptarëve dhe ne serbëve.
“Dem baba dem jam mitrovicas, jam rrituar me shqiptarë jam shkolluar në Prishtinë, dhe tërë jetën time kam punuar si profesor deri në pension në Mitrovicë. Po na ndajnë ata që janë duke vjedhur, krimi i organizuar dhe grupe të caktuar të njerëzve si në veri ashtu edhe në jug , njerëz që janë bërë milionerë dhe kurrë më parë nuk kanë pasur. Unë nuk kam shtëpi tjetër, nuk kam banesë tjetër, nuk kam ku të shkojë, do të mbesë në Mitrovicë në pritje se një ditë, ku do të pijë kafën e mëngjesit me fqiun tim shqipëtarë, si dikur me kolegët e mi në shkollën teknike në Mitrovicë. Andaj mbesë me shpresë se në këto zgjedhje, dicka do të bëhet më mirë dhe fqinjët tanë do të kthehen në shtëpit dhe banesat e tyre në veri të Mitrovicës”, tha theksuar Saviq.
Megjithatë, për Jeton Sylejmanin, banorë i veriut të Mitrovicës, normalizimi i marrëdhënieve me serbë me këto barrikada, nuk do të ndodhë.
“Si mundemi ne shqiptarët që të pranojmë ndonjë normalizim të marrëdhënieve me sërbet, kur ne duhet të udhëtojmë me autobus në kohë të caktuar që të shkojmë në shtëpitë tona në veri, ndërsa që këmbë nga ura e Ibrit shkojmë për 3 min. Unë për këtë jam skeptik, pasi që Qeveria e Serbisë është duke i instrumentalizuar serbët e këtushëm, me qëllim të kundërshtimit të cdo gjëje që është shqiptare apo e institucioneve të Kosovës. Edhe Ministratë e Serbisë, hyjnë në Kosovë në mënyrë ilegale dhe mburren para popullatës serbe, kjo ndikon direkt në përkeqësimin e situatës në mes shqiptarëve dhe serbëve”, ka thënë Sylejmani.
Ai ka thënë se asnjëherë deri më tani nuk ka dëgjuar zyrtarë të Qeverisë së Serbisë, që kanë thirrë popullatën serbe në veri të Mitrovicës, që të bashkjetojnë me shqiptarët.
Bahrija Salihoviq, boshnjake, dhe banore e veriut të Mitrovicës, ka potencuar se boshnjaket kanë mbetur më se keqi në Mitrovicë, pasi që, sipas saj, problemet në mes të shqiptarëve dhe serbëve janë shumë të mëdha.
“Serbët kryesisht, ata të ardhur nuk i dëshirojë shqiptarët në very, ndërsa shqiptarët me cdo kushtë tentojnë të vinë në këtë pjesë, pastaj po shkaktohen probleme. Fqinjët e mi serbë që kanë qenë këtu edhe para luftës dhe gjatë luftës, janë të gatëshëm që prapë të jetojnë me shqiptarët, por problem janë ardhacakët”, ka hënë Bahrija.
Ajo ka thënë se serbët vendasë kanë mbetur si mos më keq, nuk i pyet askush dhe janë të frigësuar nga ata që pas lufte kanë ardhuar dhe jetojnë kryesishtë nëpër shtëpitë dhe banesat e shqiptarëve.
“Ka raste të shumta që ka ardhur edhe deri tek rrahja mes serbëve, për shkak se serbët vendas kanë folur mirë për shqiptarë, se si ata kanë jetuar se bashku dhe nuk kanë pasur problem. Fqiu i im është rrahuar nga një serbë i ardhur nga një fshatë i komunës së Vushtrrisë. Po ju them realitetin se qytetarët serbë të Mitrovicës janë të gatshëm të jetonë me shqiptarët, por ju lutemi na i largoni ardhacakët, që po na e marrin shpirtin”, thotë ajo.
Sipas saj, komuniteti boshnjak në këtë rast është i pa fuqishëm që të bëjë dicka, pasi që është shumë pak, dhe kanë mbetuar vetëm si spektatorë në tërë këtë lojë që po bëhet me verin e Mitrovicës.
Por për Gëzim Brahimi, banorë i veriut të Mitrovicës, duhet të bëhet shumë punë për normalizimin dhe bashkjetesën me serbët e veriut të Mitrovicës.
Kjo për shumë arsye, ka thënë Brahimi, se përveq të vrarëve gjatë luftës, serbët duhet të përgjigjen para drejtësisë edhe për viktimat e 3-4 shkurtit të vitit 2000, ku brenda një nate u vranë në shtëpite dhe banesat e tyre 10 shqiptarë.
“Këta njerëz nuk i vrau ushtria dhe policia e Serbisë, por na vranë fqinjët tanë, pra serbët e veriut të Mitrovicës. Kjo është sikurse e zeza e shkruar në të bardhë, këtë e dinë edhe institucionet ndërkombëtare, që atëherë kanë qenë në Kosovë, por edhe këto që janë sot këtu. Nuk ka normalizim të marrëdhënieve duke shikuar njëri tjetrin nëpër grykë të pushkës, normalizimi duhtë të vijë me iniciativë të serbëve, sepse ne shqiptarët dimë nga një herë edhe të falim”, ka thënë Brahimi, banori i veriut të Mitrovicës.
Ai tha se këtë falje ne shqiptarët duhet ta bëjmë për arsye më të forta, por, sic ka thënë ai, mbetet në qëndrimin e tij, se nuk duhet të harrojmë tragjeditë që përjetuam nga fqinjët tanë.
Maliq Latifi, shqiptarë, banorë i veriut të Mitrovicës, ka thënë se për 50 vjetë, cka ka punuar për familjen e tij, fqinjët e tij , pra serbët, ia kanë shkatërruan për 5 minuta, ku sic ka thënë ai, ia dogjën shtëpin dhe gjërat tjetra që ka pasur.
“Jam për një bashkjetes, këtë e bëjë për hirë të Kosovës dhe të shtetit që po e ndërtojmë, por fqinjët tanë asnjëherë deri më tani, nuk na kanë dhënë asnjë shenjë se janë të gatëshëm që të bashkjetojnë me shqiptarët. Serbët e duan veriun pa shqiptarë, e duan spitalin pa mjekë dhe pacient shqiptarë. Ndërsa që unë dhe familja ime detyrohemi që nga rrethi i spitalit në veri të Mitrovicës, për një kontroll mjekësor të shkojmë në jug”, ka thënë Latifi.
Normalizimi i mardhënjeve, sipas tij, me fqinjët tanë do të ndodhë, por mendoj se nëse serbët vendosin më shpejt do të ishtë më mirë për të gjithë ne, në të kundërten do të ketë shumë pasoja.
“Individualisht, kur takohemi me fqinjët tanë serbë, ata pranojnë dhe janë të gatshëm që të jetojmë para njëri tjetrit, por në shumicën e rasteve theksojnë se nuk po guxojën të bashkpunojnë me shqiptarët nga ardhacakët serb që kanë ardhuar nga terë Kosova dhe Serbia. Fqinjët, më kanë thënë se edhe cdo person pothuajse që ka problem me ligjin në Serbi vjen dhe strehohet në Mitrovicë, e pastaj ai bënë dhunë në bashkombasit e tij, me qëllim që këtu mos të bashkpunojnë me shqiptarët’, ka thënë Latifi.
Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve do të ishte reale dhe e mundëshme nëse veprojnë policia dhe oraganet e Drejtësisë, ndërsa njerëzit e ardhuar nga Serbia duhët të kthehen atje.