Rreth 35 shtëpi të lagjes Veterniku në kryeqytet, prapa restorant “Gorenje”, (Lagjja 038) janë pa energji elektrike tash e 24 orë.
Sipas banorëve, trafoja e vendosur vite me parë me inicitivë provate është prishur dje dhe përkundër intervenimit të ekipeve të KEDS’së nuk është arritur të sanohet prishja.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e KEDS përmes një trafoje të re, por kjo kërkesë duket se ka hasur në vesh të shurdhër.
“Ne banorët kemi bërë kërkesë zyrtare në KEDS për ndërrimin urgjent të trafos. Jemi 35 familje që po përballemi me mungesë të energjisë elektrike në temperatura -10 gradë dhe në ditë festë”, shkruan në peticionin e banorëve.
Kurse, Viktor Buzhala nga KEDS ka thënë se në këtë lagje trafo është private dhe nuk kanë mundësi të ndërhynë për të rregulluar.
“Lagjia nr 38 është pa energji se ju ka djegur transformatori. Mirëpo ky TS është privat dhe përgjegjësin për ndërrim të transformatorit e ka pronari që e ka ndërtuar lagjen. Pra, KEDS nuk mund të ndërhyjë në pronat të cilat janë në pronësi private”.