Lajmet e fundit
Baraliu: Fushatë e zbehtë

Baraliu: Fushatë e zbehtë

Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, ka thënë se në këto zgjedhje ka pritur një fushatë dukshëm me programore dhe më reale. Ai ka thënë se kjo fushatë nuk dallon shumë nga fushatat paraprake.

“Kam pritur një fushatë dukshëm më programore, më reale. Mendoj se një pritje të tillë e kanë pasur edhe qytetarët, votuesit potencialë. Subjektet politike duhet të tregohen shumë më të kujdesshme, sepse nëse nuk arrijnë t’i joshin qytetarët me programet e tyre, mund të ketë dalje të ulët në zgjedhje dhe, për pasojë, edhe mungesë të legjitimitetit të organeve komunale”, ka thënë Baraliu në një intervistë për “Epokën e re”.

Duke i analizuar rrethanat aktuale të fushatës zgjedhore, Baraliu parashikon se mund të ketë ndryshim të rezultateve në disa komuna të mëdha.

“Pres relacione të ndryshuara dhe proporcione të ndryshuara të numrave, të cilët do të mund t’i marrin subjektet politike në komuna të caktuara. Sidomos në qendrat e mëdha mund të ketë ndryshime, bie fjala në Prizren, Gjilan, Mitrovicë, në qoftë se procesi zgjedhor nuk dëmtohet. Nëse kjo ndodh, natyrisht se pres ndryshime edhe në komunat e tjera, për arsye se kemi prurje të reja, kemi për herë të parë subjekte politike që garojnë në këto zgjedhje, të cilat kanë punuar drejtpërdrejt me qytetarët dhe që mund të kenë impakt në përqindjen e rezultateve të zgjedhjeve. Por, po ashtu, kemi edhe një mobilizim të subjekteve tradicionale politike, PDK, LDK dhe AAK, e cila kësaj radhe e ka në fushatë edhe Ramush Haradinajn”, ka thënë Baraliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.