Lajmet e fundit

Barani:Dënimi i Oliver Ivanoviqit, qesharak

baraniKryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë,Halit Barani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se dënimi prej 9 vjetësh për ish-liderin e Iniciativës serbe SDP, Oliver Ivanoviq, është qesharak.
Ai tha se Ivanoviq është pjesëmarrës i tri masakrave në Mitrovicë ku janë pushkatuar 49 shqiptarë, ndërsa dënimi prej 9 vjetësh është minimal.
“Duke pas parasysh se Oliver Ivanoviq është pjesëmarrës i tri masakrave në Mitrovicë ku janë pushkatuar 49-të shqiptarë pa dallim moshe e gjinie dhe dënimi me nëntë vjet burg është dënim minimal dhe nuk thotë asgjë”, ka thënë Barani për Telegrafin.
Ai gjithashtu shtoi se të dënosh një komandat të UÇK-së me 12 vjet burg, ku as varri i viktimës nuk i dihet, ndërsa Ivanoviqin me nëntë vjet burg ku 49 shqiptarë janë pushkatuar është absurde.
“Gjithsesi do të bëjmë ankesë dhe do të ngrisim kallëzim penal tjetër. Do shtojmë edhe disa argumente dhe disa dëshmitarë që nuk kanë qenë në këtë gjykim, dhe sigurisht ai do të rigjykohet prapë. Ky dënim është qesharak”, foli kryetari i KMLDNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.