Jose Mourinho ka shpërthyer ndaj gjyqtarëve pas barazimit 1:1 te Manchester Unitedit ndaj Evertonit.
Unitedi nuk arriti të marrë më shumë se një barazim ndaj Evertonit në ‘Old Trafford’.
Mourinho pretendon se skuadra e tij është hendikepuar, pasi goli i shënuar nga Ibrahimovic nuk ka qenë pozitë jashtë loje.
“Me teknologjinë në fushë ne do të fitonim ndeshjen, sepse goli i parë i Zlatan Ibrahimovicit nuk ishe pozitë jashtë loje”, ka deklaruar Mourinho pas ndeshjes, përcjell lajmi.net
